Shpesh themi që USB-ja jonë ka marrë virus, dhe shpesh herë friksohemi nga kjo. Dhe duke pasur një USB me virus, e shpërndajmë virusin me të gjitha paisjet e tjera me të cilat ka kontakt USB-ja.
Sot do ju tregoj se si të pastrojmë USB-në nga viruset. Tani, si fillim duhet të themi që ka disa lloje virusesh. Mënyra që do të shohim më poshtë, përdoret më shumë për të pastruar USB-në nga viruse të cilat startohen nga autorun.inf dhe ndonjë fajl (eng. file) tjetër që vetëkrijohet nga virusi.
Le të fillojmë pastrimin.
Na nevojitet një aplikacion të cilin mund ta shkarkoni falas (Freeware).
Kliko këtu për ta shkarkuar =≫ Download Unlocker
Si fillim fusim USB-në në PC/Laptop.
1. Hapim Run (Windows + R), më pas shkruajmë “cmd” (pa thonjëza). Do të hapet Command Prompt.
2. Pasi hapet Command Prompt, shkruajmë në të inicialet e usb-së, p.sh. G:/ , I:/ , F:/ , E:/ etj. , inicialet mund t’i shikoni duke hapur My Computer dhe t’i shikoni tek emri i USB-së.
3. Më pas shkruani kodin e mëposhtëm.
attrib –a –s -h /S /D
Ky kod thjesht i bënë dosjet dhe dokumentet e USB-së të shfaqen, pasi zakonisht, virusi, dosjet ose dokumentet që ndodhen në USB i fsheh dhe krijon një shortcut në USB, i cili nëse e hapni, fut virusin në kompjuterin tuaj.
4. Instaloni programin që shkarkuat (Unlocker).
5. Hapni Folderin e USB-së. Dhe fshini të gjitha shortcut-et që ndodhen në të. Përpiquni të gjeni në të fajla (files) si autorun.inf, desktop.ini dhe ndonjë tjetër të cilin nuk e keni krijuar ju.
6. Selektojini dhe hapni menunë duke shtypur me të djathtën e mausit.
Në të zgjidhni Unlocker dhe në komandat që ai ofron zgjidhni Delete.
Pasi të jetë fshirë autorun.inf dhe ndonjë aplikacion tjetër i krijuar nga virusi vetë, mendoj se ju do keni pastruar USB-në tuaj.
Kjo mënyrë nuk funksionon nëse ju keni hapur USB-në më parë në PC tuaj dhe keni hapur shortcuts që ndodhen në të. Pasi kjo tregon që PC juaj ka marrë virus dhe ka nevojë për një antivirus.
Comments