top of page
Search
Writer's pictureVenarto

Si ta kuptoni nëse dikush ju ka hackuar llogarinë tuaj në rrjetet sociale

Gmail ka kohë që ka implementuar karakteristikën e cila ju lejon për të parë nëse llogaria juaj është loguar në vende të ndryshme. Kjo karakteristikë gjithashtu ju lejon që të dilni në mënyrë të sigurtë nga këto vende ku jeni loguar nëse zbuloni ndonjë aktivitet të dyshimtë.

Nëse dëshironi të mbroni praninë tuaj në rrjetet sociale, ka metoda të ngjashme për t’u siguruar që askush të mos hyjë në llogaritë tuaja në Facebook ose Twitter.

Në Twitter

Mund të shihni historinë tuaj të log-in në Twitter duke shkuar tek Settings> Your Twitter Data. Do ju duhet të vendosni fjalëkalimin para se të aksesoni këtë lloj informacioni.




Këtu do të shihni listën e të gjithë pajisjeve të aktivizuara në llogarinë tuaj në Twitter, si dhe të gjitha aplikacionet e palës së tretë që ju u keni dhënë akses në llogarinë tuaj.

Për të tërhequr aksesin tek njëri nga aplikacionet e listuara, shkoni tek Settings>Apps. Nga këtu ju mund tërhiqni aksesin nga çdo shërbim apo aplikacion që ju duket i dyshimtë.

Në Facebook

Në Facebook , ju mund të shihni po të njëjtët opsione duke shkuar tek Settings>Security> Where You’re Logged In. Në momentin që klikoni Edit do të vini re të gjitha sesionet aktive në Facebook.


Facebook e bën shumë të thjesht daljen nga të gjitha sesionet duke klikuar opsionin End All Activity.

Në Facebook gjithashtu mund të njoftoheni kur dikush hy në llogarinë tuaj nga një pajisje apo shfletues i panjohur. Në të njëjtën faqe, shkoni tek Login Alerts dhe zgjidhni nëse dëshironi të merrni njoftime me anë të Facebook apo me anë të email.

Të dy si Facebook ashtu edhe Twitter gjithashtu ofrojnë karakteristika të tjera sigurie që mbajnë llogarinë tuaj të sigurtë. Vërtetimi me dy faktor ofrohet si nga Facebook ashtu edhe nga Twitter, ku juve ju duhet të fusni kodin që ju merrni në telefonin tuaj të verifikuar në mënyrë që të hyni në llogarinë tuaj kur jeni në një pajisje apo shfletues të ri.

5 views0 comments

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page