top of page
Search
Writer's pictureVenarto

Shërbimet më të mira për VPN… deri më tani!

Updated: Sep 5, 2019

Zgjedhja e shërbimit më të mirë për VPN

VPN (Rrjeti Virtual Privat) funksionon duke krijuar një lidhje të enkriptuar midis kompjuterit tuaj dhe një serveri VPN nga një ofrues i këtij shërbimi (ku midis të cilëve ka me qindra që e ofrojnë këtë shërbim, nga e gjithë bota.)

Ashtu siç folëm dhe herën e kaluar, çdo gjë që ju bëni online, faqet që vizitoni, emailet që merrni apo dërgoni, skedarët që shkarkoni, formularët që plotësoni në internet – kalon nëpërmjet një tuneli të të sigurtë e që nuk mund të zbulohen nga asnjë njeri tjetër (vetëm nëse ndonjë nga këto servera apo kompjuteri juaj është i kompromentuar… por kjo është një histori tjetër.)

Mëposhtë janë 5 shërbimet e VPN-ve më të mira që kemi përzgjedhur për ju.

Mbani mend se për hir të thjeshtësisë, ne kemi listuar opsionet më të lira për çdo ofrues i VPN, që do të thotë se ka edhe me të shtrenjtë – por, me mirë ato që vlejnë më shumë e që kushtojnë më pak, apo jo?!


Mjeti më i mirë VPN për shfletim online.

Numri serverave: S’ka informacion | Vendodhjet e serverave: 20 | Adresat e IP-ve: S’ka informacion | Numri maksimal i pajisjeve të suportuara: 5

Çmim i ulëtShpejtësi fantastike shkarkimiMë pak vendodhje serverashOpsione të limituara konfigurimi

Nëse doni shërbimin absolutisht më të mirë të VPN-së, hidhini një sy AnchorFree Hotspot Shield Elite. Nga pikëpamja jonë është i vetmi që menaxhon paraqitjen e të gjitha veçorive të nevojshme me një çmim “tërheqës” dhe me mundësinë e marrjes së një licençe të përjetshme. Ju mundëson shfletimin privat, vendodhjet private, ju lejon “aksesimin e të gjithë përmbajteve” dhe suporton deri në 5 pajisje.

Rezultatet e perfomancës gjatë testimeve tona dolën të shkëlqyera me shfaqjen latente vetëm në një rritje margjinale, të dyja si shpejtësia e ngarkimit ashtu dhe ajo e shkarkimit ishin pak më të shpejta pas lidhjes. Ne sigurisht do donim më shumë mundësi konfigurimi dhe një rang më të gjërë vendodhjesh por shpejtësia e lartë dhe çmimi i ulët i Hotspot Shield Elite, të tërheqin mjaft, pa harruar dhe trial-in 7 ditor, gjë që e bën më të lehtë testimin e shërbimit.

Shërbimi më i mirë VPN për pajisje të shumëfishta.

Numri serverave: 300 | Vendodhjet e serverave: 61 | Adresat e IP-ve: 1500 | Numri maksimal i pajisjeve të suportuara: 5

Çmime të krahasueshmeNdërfaqe intuitiveMund të fshini vetëm një pajisje në javëTorrentët nuk suportohen nga asnjë server

Disa kompani të VPN-ve, bëjnë të njëjtën gjë që ngjajnë me njëra tjetrën, ofrimi i minimumit të produkteve. Por VPN-ja e Palimituar e KeepSolid është ndryshe. Shumë më ndryshe. Harrojini planet e zakonshme të abonimit, 2 – 3 mujorëshe: VPN-ja e Palimituar ofron gjashtë muaj, shtojmë këtu një trial 7 ditor në mënyrë që “t’ju fusë në shina” si dhe një garanci 7 ditore për kthim parash, për pak më tepër siguri.

Klientëve të VPN-së së Palimituar, iu hapet një “pasqyrë” të gjendjes së shërbimit. IP-të tuaja reale dhe virtuale, janë të shfaqura si adresa dhe të komplotuara në një hartë. Numri i ditëve të mbetura të planit tuaj të abonimit, janë të ngulitura aty në një cep e që mund t’i shihni shumë lehtë, thjesht duke i hedhur një sy atij cepit. Mundësia e zgjedhjes së serverave është më e paktë por për një qëllim më të përgjithshëm të VPN-së, shërbimi funksionon shumë mirë.

VPN-ja më e mirë për ata që po kërkojnë një shërbim ultra të sigurtë

Numri serverave: 685 | Vendodhjet e serverave: 52 | Adresat e IP-ve: S’ka informacion | Numri maksimal i pajisjeve të suportuara: 6

VPN  e posaçme për TORDeri në 6 pajisjeNuk mund të lidhet në pajisje të shumëfishta tek i njëjti server me të njëjtin protokollS’ka asgjë më tepër për të cilën të ankohesh

Pavarësisht faktit se është e bazuar në një vend i ndodhur në Amerikën Qëndrore -më shumë një qendër e teknologjisë së lartë – produket aktuale të Nord VPN, garojnë apo e mundin konkurencën, pothuajse për çdo zonë. 685 servera në 52 vende, enkriptim 2048-bitësh, suportim deri në 6 pajisje ashtu siç është standarti i sotëm, mbrojtje e fortë e DNS-së përkundrejt humbjeve, “Çelësi Vrasës” automatik, shtesa të tjera të dobishme, adresa IP-sh të dedikuara si dhe opsionet për pagesën, duke përfshirë Bitcoin, PayPal dhe kartat e kreditit.

Edhe perfomanca ishte mirë, me shpejtësi shkarkimi rreth 95% të vlerësimit tonë tipik. Gjendja latente dhe shpejtësitë e ngarkimit nuk ishin dhe aq mbresëlënëse, me 197% dhe 40% për secilën nga normat e zakonshme por mbi të gjitha, sistemi po ndjehej ende i gjallë dhe i përgjegjshëm.

VPN-ja më e mirë për ata që po kërkojnë shpejtësi maksimale

Numri serverave: 500 | Vendodhjet e serverave: 180 | Adresat e IP-ve: 95000 | Numri maksimal i pajisjeve të suportuara: 5

Mundësi të shumta në zgjedhjen e serveravePlan 2 vjeçar abonimiS’ka trial falasKa dështuar në kontrollin për humbjet e DNS-së

PureVPN për PC dallohet për vëllimin absolut të mundësive për lidhje dhe mjeteve që vë në dispozicion. Politika e saj mbi logimet është jashtëzakonisht e qartë: kompania ruan kohën që ju lidheni tek një server dhe të dhënat totale që keni përdorur por në rastin e kundërt, nuk ka shenja historike të faqeve të internetit që vizitoni, skedarët që shkarkoni apo ndonjë gjë tjetër.

PureVPN doli mirë në testimet e perfomancës ku shkëlqyeshëm ia doli të përmirësojë shumicën e shpejtësive të shkarkimit. Gjendja latente ishte thjesht 5% më e lartë se normalja, shpejtësitë e ngarkimit u rritën me 4% dhe ndërsa shkarkimet ishin paritur 80% më shpejt se shpejtësia normale.

VPN-ja më e mirë për Torrentime dhe trafiqe të tjera P2P

Numri serverave: 552 | Vendodhjet e serverave: 60+ | Adresat e IP-ve: 40000+ | Numri maksimal i pajisjeve të suportuara: 2

Nuk ruan logime trafikuShpejtësi e shkëlqyer shkarkimiNjë çikë më shtrenjtë se të tjerëtS’ka trial falas

Ndërkohë që shumë ofrues të VPN-ve përpiqen të bien në sy me planet e tyre falas dhe produktet të lira tregtare, IPVanish është e përqëndruar më shumë tek cilësia e shërbimit. Faqja e tyre e internetit që thotë “VPN-ja më e shpejtë në botë, lëvdohet me më shumë se 40,000IP të shpërndara, mbi 500 servera në mbi 60 vende, me trafik P2P të palimituar, pesë lidhje të njëkohëshme dhe akoma më tepër.

Çmimi vazhdon të jetë ende një problem për disa – është më shtrenjtë se mesatarja e një VPN-je por shpejtësia e lartë e IPVanish, përzgjedhja e vendodhjeve dhe fakti se kanë klientë të shkëlqyer, janë këto arsyet që është pak e vështirë për t’u mundur. Nëse tërhiqeni nga cilësia, zhytyni nga kjo VPN dhe nëse në një farë mënyre jeni të pakënaqur me shërbimin, keni një garanci 7-ditore për kthimin e parave.

5 VPN të tjera që mund t’i merrni në konsideratë: CactusVPN CyberGhostVPN Hide.me Hola Premium HideMyAssVPN

14 views0 comments

Comments


Commenting has been turned off.
bottom of page