Një diskutim që duket se s’do ketë asnjëherë fund. Nuk ka rëndësi se çfarë risish lançohen në Android dhe s’ka rëndësi sa rritet siguria. Për përdoruesit e Apple, Android është sistemi operativ më i pasigurt që është krijuar ndonjëherë për pajisjet celulare. Po çfarë është siguria tek këto sisteme dhe si na serviret ajo ne?
Në fakt, e vërteta është se askush nuk na garanton që Apple ofron siguri. Ato që thuhen për sigurinë e Apple janë po aq të vjetra sa ç’është dhe iPhone 3GS. Fakti që Android të lë hapësirë të bësh modifikime, s’do të thotë që je totalisht i ekspozuar ndaj rreziqeve dhe se prandaj dalin përditësimet e atyre patcheve të sigurisë gati çdo muaj. Por nëse ti përdor një telefon të 2013-s me Android 2.6 normale që do jesh i rrezikuar dhe i ekspozuar sepse mbështetja për ato versione (deri te 3.3) ka mbaruar, edhe pse zyrtarë të Google, seksioni Android, nuk kanë thënë asgjë zyrtare për këtë. Përveç pjesës së thashethemeve të rëndomta, ashtu si askush nuk të garanton për sigurinë e Apple, gjithashtu askush nuk të garanton për rrezikshmërinë e Android.
Me këtë artikull nuk duam të mbajmë një anë, sidomos atë të Android-it por të “hapim sytë” dhe të mos i besojmë më miteve të vjetra rreth sigurisë që s’dihet se nga cilat burime kanë dalë apo sa kohë kanë. I vetmi gabim i Android është që një përdoruesi në fakt i është lënë “shumë” hapësirë dhe se duhej që të paktën të kishte një antivirus të para-instaluar, siparin e kësaj veçorie nisi ta bëjë Samsung-u me modelet e 2015-s e më vonë me Smart Manager-in e vet por që e ka të para-ç’aktivizuar e që duhet ta aktivizosh, gjë që të cilën të paktën 65% e përdoruesve nuk e bëjnë kurrë. “Unknown Sources” i para-ç’aktivizuar për tu mbrojtur nga aplikacionet që shkarkojnë fëmijët e që shpesh janë i vetmi burim virusi. Pa harruar që dhe rritja e sigurisë që Google Play Store po bën çdo ditë e më shumë, e ka bërë Android gati 80% më të sigurt por që gjithsesi, ka ende shumë defekte.
Dikush tjetër mund të thotë se që të bëhen këto gjëra, duhet të përhapet një “frymë e re” në botën e smartfonëve, fryma e edukimit. Pra po dalim në atë që po flisnim në fillim, pjesa e të qenit i sigurt. Nuk ka rëndësi se në cilin sistem operativ jeni për momentin apo keni qenë gjithmonë, nëse nuk di se çfarë po klikon apo shkarkon dhe se çfarë përmban ai link/aplikacion, je totalisht i rrezikuar, s’ka rëndësi në jeni në Android, iOS, Windows etj. Megjithatë, nga ana tjetër duket se edukimi nuk ka të bëjë fare ose nuk është dhe aq i rëndësishëm. Janë masat paraprake që vet Android-i duhet të marrë, siç janë ato që përmendëm. Puna e edukimit është punë pasioni për dikë që ka dëgjuar diçka për Android e iOS dhe që do të mësojë më tepër.
Thjesht fakti duke qenë përdorues të smartfonëve, ne jemi të ekspozuar. Dhe lind pyetja, pse? Pse qenkemi të ekspozuar?! “Siguria” është fjalë e madhe dhe përderisa në këtë dekadë inovacionesh të smartfonëve dhe ende disa pajisje BlackBerry apo dhe disa Nokia të vjetër diferencohen si telefona që nuk përgjohen, atëherë për cilën siguri po flasim? Rrezikshmëria nuk janë vetëm viruset. E rrezikshme është plasja në dorë e një telefoni, shumë të rrezikshme janë përgjimet që na bëhen çdo çast, të rrezikshme janë viruset që na prekin kartat e kreditit, etj.. Kush do e lidhte llogarinë e tij bankare me telefonin nëse më parë nuk di si të shkarkojë dhe aktivizojë një antivirus?! Kush na garanton ne që ajo llogari bankare është e sigurt në iOS?! Askush. Një studim satirik i Universitetit të Philadelphias ka treguar se nga fakti që është përhapur nami që Apple janë njerëzit e pasur ato që i blejnë më shumë, pajisjet Apple (zakonisht iPhone-t) janë ato që sulmohen më së shumti…por kjo mbetet një satirë. Në artikullin tjetër rreth sigurisë do flasim për thyerjet që bëhen në sistem, si root, jailbreak, etj.
Gjithsesi, rreziku është pjesë e jetës tonë, në çdo aspekt të saj. Siguria është bërë thjesht marketing dhe “e garantuara” shitet shtrenjtë.
Comments